A është më fanse e PD? Rrëfehet Çiljeta Xhilaga, befason me atë që thotë për Sali Berishën

Çiljeta Xhilaga është një nga personazhet më të komentuara në ekranin shqiptar.

Ditën e djeshme në programin “Jashtë loje”, ajo ka rrëfyer se nga politikanët, si pikë të dobët ka ish-kryeministrin Sali Berisha.

E pyetur për përballjen Rama- Basha ajo tha se kryeministrit do ti thotë “urime fitoren”, ndërsa kryedemokratit “suksese në jetë”.

Gjithashtu Xhilaga rrëfeu ndër të tjera se nuk e mbështet më Partinë Demokratike.

Këngëtarja tregoi se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka bërë një veprim të madh kur asaj i vdiq babai dhe ka krijuar shumë respekt për të, por vendosi të mos e zbulojë.

“Lulzim Bashës do i thoja- Suksese në jetë dhe në karrierë, ndërsa Edi Ramës do i thoja: Urime fitoren!

Lali Eri ka bërë një veprim që nuk di a thuhet në televizion, por mua nuk më kishte shkuar në mendje që do e bënte dikush edhe duke menduar që jam e PD. Që kam qenë, sepse nuk jam më. Doktori (Berisha) është pika ime e dobët, por unë nuk jam më pjesë, por Erioni ka bërë një veprim që nuk do e them por kam krijuar shumë respekt për të.

Do i thoja faleminderit. Ka lidhje me vdekjen e babit, nuk do e them publikisht, por ndonjëherë të gjenden njerëz që ti nuk e mendon kurrë dhe e falënderoj realisht,” u shpreh Çiljeta.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...