Dikush nga mazhoranca i bëri presion? Paloka zbulon prapaskenat, flet për dorëheqjen e Bamir Topit

Si një nga negociatorët me aleatët e koalicionit opozitar, Edi Paloka u pyet për rastin e Bamir Topit, i cili dha befas dorëheqjen nga drejtimi i partisë, edhe pse kishte negociuar vetë me kryedemokratin Basha për të qenë në të njëjtin bosht, kundër PS.

“Zoti Topi nuk është se ka qenë jashtë negociatave, kontaktet filluan mes tij dhe Bashës disa muaj më parë. Di që nuk ndryshoi asgjë nga marrëveshja e nënshkruar nga negociatori i fillimit zoti Topi me PD. Nuk e di cila ka qenë arsyeja e dorëheqjes. Dikush i bëri presion? Unë nuk mund të flas për këtë, nuk e di arsyen konkrete pse ai e mori këtë vendim. Ne dimë që FRD është pjesë e 14 partive të koalicionit që kanë qëllim fitoren e zgjedhje, që të ndryshojmë këtë realitet”,– tha Paloka.

Në lidhje me postet që do të marrin aleatët në rast se opozita e bashkuar fiton zgjedhjet, Paloka u shpreh se gjithçka do ndahet në bazë të votave të mbledhura prej tyre.

“Postet pas zgjedhjeve ndahen në bazë të votave të marra, nëse do kenë aq vota sa të marrin ministër ata duhet ta marrin”,– shtoi ai në emisionin “Kjo Javë” në News24.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...