Zlatan Ibrahimoviç do këndojë së bashku me trajnerin e kësaj skuadre në Sanremo!

Festivali i shumëpritur i Sanremos 2021 do filloi në datën 2-6 Mars ku po vazhdojnë ende përgatitjet për mbarëvajtjen e tij.

Si çdo vit, ky festival premton shumë surpriza dhe një ndër to është pjesëmarrja e Sinisa Mihajlovic dhe yllit të Milanit Zlatan Ibrahimoviç

Trajneri aktual i Bolonjës zbuloi gjatë një konference për shtyp se ai do të ngjitet në skenën e Sanremos së bashku me Zlatan Ibrahimovic dhe të dy do këndojnë së bashku.

“Do të shkoj në Sanremo se bashku me Ibran. Unë tashmë e kam provuar që nuk mund të kërcej, të them të drejtën nuk di as të këndoj, por do ta provoj”, është shprehur ai.

Nuk e dimë ende se çfarë këngë do këndojë dyshja, por kanë ngelur edhe shumë pak ditë për ta zbuluar.

Midis të famshmëve të tjerë që do marrin pjesë në këtë festival janë, Achille Lauro dhe Elodie, të dy do jenë prezentë për të pesta mbrëmjet. Përveç kësaj, së bashku me Amadeus, do të kemi gjithashtu kënaqësinë të shohim supermodelen Naomi Campbell dhe Matilda De Angelis. /tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...