“Po rritet djali, e le dhe e gjej në gjumë”/ Rama emocionohet kur flet për Zahon: Një dëshirë më e madhe është…

Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Vlorës ku ndodhet për të takuar banorët, ka gjetur rastin për të përmendur edhe djalin, pr të cilin thotë se e ka pengun e tij më të madh.

Rama rrëfeu se Zahon e lë dhe e gjen në gjumë dhe se për shkak të angazhimeve po humb momentet më të bukura me të.

Ai shtoi më tej duke thënë se është i vendosur për t’i shkuar deri në fund zotimit të tij, pasi Partia Socialiste përbëhet nga një grup njerëzish të cilët kanë marrë përsipër një mision.

“Po më rritet djali i vogël dhe unë e lë në gjumë dhe e gjej në gjumë në pjesën më të madhe të kohës. Është një gjë tjetër që është shumë më e madhe se kjo dëshirë, është pasioni dhe detyrimi që janë bashkë për ta çuar deri në fund misionin dhe për të çuar deri në fund betejat që nuk mbarojnë kurrë. Kjo është sfida e këtij lidershipi.

Jemi një grup njerëzish që kemi marrë përsipër diçka. Këta janë më të rinj dhe do vazhdojnë beteja me njëri-tjetrin që i kanë lënë mënjanë për momentin se unë jam më i gjatë se këta.

E besoj si dritën që shoh këtu se ky vend ashtu siç ka vendosur bazat, mund të kthehet sa hap e mbyll sytë mbrapa. Ata të cilët kërkojnë ta rimarrin në dorë këtë vend e kthejnë mbrapa. Ne do bëjmë vaksinimin jo më vonë se shumica e vendeve europiane”, tha Rama.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...