Lidhja e fshehtë mes Teas dhe Beartit, reagon për herë të parë autorja e programit Olsa Muhameti

Ende nuk është zbehur nga kujtesa skandali i lidhjes së fshehtë mes Teas dhe Beartit, pasi Tea doli e përputhur nga emisioni me Andin.

Disa foto të publikuara nga vetë Tea treguan se si qendron e vërteta dhe lidhjen e saj me djalin nga Kosova.

Protagonistët e këtij thanë se, Olsa Muhameti i kishte detyruar të dilnin çift dhe se ishte në dijeni për gjithçka.

Por Olsa zgjodhi të mos reagonte për asnjë në moment në lidhje me këto akuza deri ditën e sotme.

Gjatë një emisioni radiofonik ajo u shpreh se në fund të fundit është e rëndësishme që Tea dhe Bearti dolën si çift edhe pse publikut ju servir gjë tjetër.

E uroj shumë Kosovën për Pavarësinë. Jam e lumtur që kemi pasur një Për’puthje në fund të ditës. Ata u njohën në program. Në fund fare është Për’puthen që i bashkoi.

Ndërkohë në lidhje me videon e Teas që akuzonte autoren e emisionit se ajo i kishte detyrua të dilnin çift me Andin, Olsa tha se është ndjerë shumë keq dhe se është tronditur pasi sipas saj janë thënë gjëra të pavërteta. Më tej Olsa tha se ka pasur indikacione se Tea dhe Bearti njiheshin dhe ishin miq, por ka kërkuar prova që ata ishin në një lidhje.

Gjithashtu Olsa tha se ka një video, që vërteton se Tea nuk ka pasur vetëm një pëlqim, por disa. Por që nuk e ka publikuar, sepse nuk donte që ta dëmtonte edhe më shumë imazhin e ish-konkurrentes.

Kisha indikacione që ata njihen, por jo se janë në një marrëdhënie. Kur mu tha në mes të janarit se janë në një lidhje kërkova fakte. Ashtu siç kërkova për Andin dhe Melisën. Sepse s’mund të dal e të them se ‘Ne dyshojmë’ sepse është joprofesionale dhe në nivel thashethemaxhinjsh. Unë kam disa fakte që s’i kam bërë publike sepse s’doja të dëmtoja Tean.

Asaj i plasi në duar një bombë dhe filloi të kërkonte fajtor. Dhe ne ishim preja më e lehtë. Duke kërkuar prenë tek ne ata menduan se do dalin të larë, por nuk ndodhi kështu. Është një video e cila mendoj se jemi duke e menduar. Nuk kam dashur t’i dëmtoj më shumë këta të rinj dhe tu shtoja peshën. Por, janë thënë gjëra të pavërteta, por do vijë dhe momenti kur unë do ta them këtë të vërtetë.

Sipas saj Tea ka pasur pëlqim edhe për Andin, sepse ata rrinin gjithë kohën bashkë.

Ka fakte që rrinin bashkë, përqafohen, dalin e ikin bashkë. Tea nuk është pëlqimi i parë që ka patur në program. Nëse një vajzë më vjen e thotë ‘Do dalë me një çun’, unë nuk do investigoj performancën e saj përtej studios. Por, në dijeninë time ajo ka pasur edhe pëlqime të tjera. Nuk e di nëse kanë qenë vetëm pëlqime.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...