“Magdalena”, Tayna zbulon “prapaskenat” e këngës: Si lindi bashkëpunimi me Florin

Ka vetëm pak orë që është publikuar kënga e shumëpritur nga Tayna dhe Flori Mumajesi, me titull “Magdalena”. Menjëherë pas lancimit ka marrë mbi 150 mijë klikime, duke i vendosur vulën se do të jetë një hit i vërtetë.

E kontaktuar nga gazetarja e abcnews.al, Liarda Kondakçiu, Tayna ka zbuluar disa detaje rreth këngës të cilën e ka realizuar edhe me videoklip.

“Kangën e ka punuar Cricket, që është edhe producenti i joni”, u shpreh Tayna.

Gjithashtu, ajo ka treguar si lindi bashkëpunimi me Florin, duke theksuar se ka qenë një ide e saj.

“Si ide për t’ja dërguar demon Florit ka qenë e imja dhe ai e ka pranu pa hezitim”, ka deklaruar artistja.

Më tej, Tayna nuk ka nguruar të shpreh hapur edhe vlerësimin që ka për producentin e njohur.

“Flori është një artist i fortë edhe i respektun në tregun tonë muzikor”, përfundoi ajo.

“Magdalena” është padyshim një nga “bombat” e radhës së Taynës dhe një rikthim ritmik i Florit, pas shumë baladave./abcnews.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...