Edi Rama flet hapur: “Ja përse e kërkoj mandatin e tretë, ajo që dua të bëj…”

Kryeministri i vendit Edi Rama e ka nisur ditën me një rrëfim për qytetarët dhe përmes një editoriali ku u tregon atyre përse duhet t’i japin mandatin e tretë. Rama tha se ai dhe partia e tij kanë shumë për të bërë dhe duan të çojnë deri në fund sfidat e nisura përfshi atë të virusit.

“Mandatin e tretë s’do ta kërkoja, po do të kthehesha më në fund në shtëpi për të shlyer borxhet e mëdha që i kam familjes, e sidomos më të voglit nga ne të pestë, nëse nuk do të kishte ende plot gjyshër,

prindër e fëmijë që duhen futur të gjithë, në shtëpi e në lagje të reja; nëse nuk do të duhej fituar lufta me COVID-in dhe kryer vaksinimi i plotë i njerëzve të këtij vendi, nëse nuk do të duhej përmbyllur reformimi i shëndetësisë,

ku pasi është rimëkëmbur infrastruktura e spitaleve e riorganizuar sistemi shëndetësor, duhet përfunduar kjo rimëkëmbje, duhet pastruar organizmi i trupës së bluzave të bardha nga abuzuesit e nga batakçinjtë, që njollosin keq punën e mijëra heronjve;

nëse nuk do të duhej forcuar progresiviteti i taksimit në favor të atyre që fitojnë më pak, rritur më tej paga minimale dhe pagat në tërësi, tanimë që bazat e ekonomisë janë forcuar, zhvilluar më në fund infrastruktura portuale e aeroportuale, e cila nuk është më një ëndërr po një betejë e nisur konkretisht”, tha kryeministri.

Ndaj tij më pas ka reaguar kreu i opozitës, Lulzim Basha i cili hodhi poshtë të gjitha këto deklarata duke folur kundër Ramës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...