Rama zbulon se kur Shqipëria mund të futet në karantinë totale

Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama është shprehur nga Rinasi teksa pret dozat e vaksinave nga Pfizer, se pavarësisht rritjeve të rasteve të reja me COVID-19, ende vendi nuk ka arsye që të mbyllet.

Rama tha se karantina totale do të varet nga situata e të infektuarve me COVID.

“Shëndeti është mbi zgjedhjet dhe gjithçka tjetër. Në kushtet që jemi sot për sot, nëse mbajmë këtë ekuilibër nuk kemi nevojë të karantinohemi. I kam dëgjuar me vëmendje ekspertët. Gjithmonë e më shumë po fiton terren shqetësimi i një tjetër pandemie, që është pandemia psiqike.

Efektet traumatike gjatë kësaj kohe, shtrëngimeve tek psiqika e kësaj dynjaje. Kur Greqia u mbyll, ka një komponent që përgjigjet. Është kollaj të themi hajde ta mbyllim, por përse duhet ta mbyllim.

Nëse numrat qëndrojnë në ekuilibër brenda parashikueshmërisë, dhe nëse spitalet vijojnë brenda kapacitetet e parashikuara, atëherë duhet të vijojmë jetën. Prandaj arsyetimi i ekspertëve tanë është tërësor, dhe jo një arsyetim mekanik.

Nëse njerëzit nuk do kufizohen, nuk do vendosin maskën jashtë shtëpisë, atëherë sigurisht ora policore do ulet dhe kufizimi do rritet. Edhe sikur ditë votimi të jetë, karantim do bëhet. Duhet t’i kemi parasysh të gjitha këto, dhe të shohim dinamikën.

Nuk mund të jetë ilaçi më i dëmshëm se sa sëmundja vetë. Duhet të krijojmë mundësi që njerëzit të shkojnë në punë, të dalin të marrin ajër. Nëse shikoni studimet e fundit janë alarmante përsa i përket efekteve psikologjike që lidhen me këto kufizime” tha Rama.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...