Qytetari i revoltuar në Shkodër: Miliona lekë nën ujë, ia kemi paguar shtetit të gjitha detyrimet…

Qytetarët në Shkodër të cilët prej disa javësh përballen me përmbytjet si pasojë e motit të keq, i kanë paraprirë vizitës së kreut të qeverisë Edi Rama në Shkodër duke u mbledhur në një nga akset kryesore, megjithatë nuk janë lejuar nga policia që të protestojnë.

Duke folur për mediat njëri prej tyre thotë se ka një varrezë makinash e cila tashmë është nën ujë dhe pavarësisht se i paguan të gjitha detyrimet që ka ndaj shtetit, nuk ka marrë asnjë ndihmë ekonomike për përballimin e kësaj situate.

“Unë kam një varrezë makinash në Bërdicë. Makinat e mia në ujë. Shtetit të mi paguajë një për një. Unë të gjitha detyrimet shtetit ja paguaj. Pse nuk vjen shteti me i pa. Janë miliona lekë për tokë. Shteti pse nuk më përgjigjet mua”, shprehet ai.

Ndërkohë që një tjetër thotë se edhe pse kanë kaluar 40 ditë që janë të përmbytur nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti. Ai i bëri thirrje zyrtarëve të pushtet qendror të mos udhëtojnë me makina por të ulen me këmbë në tokë duke parë nga afër realitetin.

“Ne jemi mbledhur duke marrë informacione se kryeministri i Shqipërisë, një nga legjendat e këtij vendi Skënderbeu i tretë më duket se i takon se është Spiropali përpara na viziton duke na sjellë disa ndihma artificiale. Kanë kaluar gati 40 ditë se ne si njësi dhe njësi të tjera janë të përmbytura. Në Bërdicë 350 hektarë janë të përmbytura.

Nuk kemi parë asnjë ndihmë nga shteti jonë. Populli është duke shkuar drejt regresit. Nuk ka mirëqenie. Ne si banorë e shprehim indinjatën nëpërmjet jush që ju falënderoj për prezencën dhe kohën. Shteti t’i sjellë sytë dhe të mos shëtisë me makina në horizont por të ulet me këmbë në tokë. Unë sot kam dashur ta përqafoj Ramën sepse është duke na sjellë diçka.

Në një kohë që Shkodrën e ka quajtur epidemi kjo më duket absurde. Unë bëj kërkesë që qeveria të mbështesë këta banorë. Vetëm me çizme të gjata mund të kalosh në ato rrugë atje. Qejfi është me fol me njerëzit me ata që kanë shpirt e zemër”, shprehet ai.

Kryeministri Edi Rama do të jetë sot në Shkodër për të parë nga afër nisjen e procesit të vaksinimit për personelin mjekësor./mv.abcnews.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...