E pazakontë! Lindte vetëm vajza, prindërit e nuses dëshironin ta martonin dhëndrin me tjetër që të bënte djalë

Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare u bënë 3 motra Aga, Vasilika dhe Maria të cilat treguan historinë e prindërve të tyre. Ato janë 9 motra dhe pas tyre erdhi në jetë një djalë.

Kur lindi vajza e 6 prindërit e nuses shkuan tek shtëpia e dhëndrit i thanë që ne do marrim vajzën tonë dhe do të të gjejmë një nuse tjetër që të lindësh djalë, sepse tradita e veriorëve dikur ishte që duhet lindur patjetër një djalë. Babai i vajzave nuk pranoi dhe i përzeu nga shtëpia sepse ai ishte i lumtur që i kishte vajzat.

Age: Babai jonë është i vuajtur, në moshën 11-vjeçare mbeti jetimi iu vra babai dhe xhaxhai. Familjen ia internuan në Tepelenë. Ka vuajtur shumë gjatë internimit në moshën më të mirë të adoleshencës, e rinisë.

Ardit Gjebrea: Kur iu ndryshua jeta babait?

Age: Në moshën 27 vjeç babai u martua me një vajzë 18 vjeç nga Fani i Mirditës me një familje të njohur. Krijoi familjen e vetë, erdhi në jetë motra e madhë. Më pas po vinin në jetë vetëm vajza dhe babi lumturohej shumë kur i lindnin vajzat dhe mezi i priste lindjet e vajzave. Unë jam vajza e 6 dhe kur erdha në jetë erdhi gjithë fisi i mamit, ata nuk kishin ardhur të shihnin vetëm mamin, kishin dhe plane të tjera. Që të martonin babin prapë se po bënte vetëm vajza.

Ardit Gjebrea: Si i thanë babait ato të fisit të mamit?

Aga: Ne kemi vendosur vetë se vajza jonë po të bën vetëm vajza dhe tradita e Mirditës ishte sikur e donim një djalë. I thonë që ne do të të martojmë prapë, do të të gjejmë një nuse dhe vajzën tonë do ta marrim. Nuk ta lemë vajzën tonë e marrim dhe të gjejmë një tjetër që ty të të bëjë një djalë. Babi heshti, nuk fliste fare, i bëri një drekë dhe në fund dhe i tha çohuni dilni përjashta, i përzuri e i tha kjo është gruaja ime dhe këto janë 6 djemtë e mi. Babi na donte shumë dhe për vajzat gëzoheshe shumë.

Ardit Gjebrea: Ndërsa mami e vuante, donte një çun?

Age: Mami ishte ajo që e kërkonte më shumë një çun. Erdhën dhe tre motra të tjera pas meje se unë jam e 6-a, këto motrat që kam këtu. Mami nuk dorëzoheshe derisa të lindte një djalë. Mami ishte shumë besimtare në Kishë edhe babi gjithashtu. /tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...