Çmenduri në rrugët shqiptare, makina udhëton kundravajtje në autostradë… (video)

Një drejtues mjeti është ndaluar nga Policia Rrugore e Tiranës, pasi udhëtonte kundravajtje me makinë në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan, në sens të kundërt drejtimi nga tuneli i Krrabës drejt TEG-ut.

Patrulla e policisë bëri të mundur ndalimin e mjetit dhe vendosjen e masës administrative ndaj shoferit për kundravajtje.

Ndërkohë, prej mëngjesit të sotëm e deri në këto momente janë ndëshkuar në të gjithë vendin 87 drejtues mjetesh që nuk kishin vendosur zinxhirë për të qarkulluar, dhe që për pasojë kanë sjellë vonesa në qarkullimin normal të mjeteve të tjera.

Njëkohësisht, në të gjithë vendin janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative edhe 49 drejtues mjetesh që nuk kishin vendosur gomat dimërore.

Po gjatë monitorimit të qarkullimit janë evidentuar dhe ndëshkuar 156 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara, 121 për mosvendosje të rripit të sigurimit, 89 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, si dhe 56 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse. /tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...