Lironte “TË FORTËT” e Shqipërisë duke marrë rryshfet, gjykata merr vendimin për gjyqtaren Enkelejda Hoxha

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha.

Vendimi është dhënë pak minuta më parë, ndërkohë që ajo akuzohet se merrte rryshfet për të liruar personat e dënuar për vepra të rënda.

Kujtojmë gjyqtarja Enkelejda Hoxha u arresta dy ditë më parë së bashku me 10 të tjerë me urdhër të SPAK teksa ishin në seancën gjyqësore, ku kësaj here do t’i jepnin lirinë Sajmir Petanit i dënuar për vepra të rënda.

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha, gjyqtarja e Krujës, e cila ka firmosur lirimin nga bu rgu të anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokle, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Po ashtu Hoxha ka liruar nga burgu Genc Tafilin, i dënuar për vepren e rende te eleminimit te komisarit të Policisë Arben Zylyftari si dhe Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim.

Pasi liroi nga bu rgu Endrit Doklen, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj kërkoi pezullimin nga detyra të gjykatëses.

Gjithashtu gjykata ka lënë në burg edhe 9 të arrestuarit e tjerë, mes tyre avokatin Aldo Tabaku dhe sekretaren Manuela Mallakuçi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...