Marrëveshje mes presidentit dhe kryeministrit Rama? Ja si qëndron e vërteta

Presidenti Ilir Meta i ka dhënë fund spekulimeve se mes tij dhe kryeministrit Edi Rama mund të ketë një marrëveshje politike.

Ai u shpreh se presidenti nuk mund të bëjë marrëveshje me një person që vë në dyshim kufijtë e Shqipërisë dhe shtetin e Kosovës.

“Nuk ekziston asnjë mundësi sot apo në të ardhmen që Ilir Meta të bëjë një bashkëpunim me Edi Ramën. Këtë regjistrojeni mirë dhe mbajeni shënim.

Ilir Meta me një njeri që vë në dyshim kufijtë e Shqipërisë dhe ka vënë në diskutim shtetin e Kosovës, kurrë mos e mendoni të bëjë pakt politik.

Unë mund të jem i detyruar të bashkëpunoj për shkak të situatës për diçka të vogël. Marrëveshje politike mes Ilir Metës dhe Edi Ramës në këtë botë nuk ka”, tha Meta.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...