Shpërthen mjeku Tritan Kalo: Vendimet e pandemisë i merr Qeveria, jo Komiteti!

Mjeku Tritan Kalo nuk ka pranuar të mbajë më mbi supe peshën e vendimeve të orareve të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve.

Në një status në Facebook, mjeku ka thënë se ka pasur abuzim me funksionin e Komitetit të Ekspertëve, që shpesh është përdorur nga politika si një mburojë për vendimet e vëna në diskutim nga mjekët apo ekspertët e shëndetësisë.

“Bëhet fjalë për një Komitet KËSHILLIMOR dhe jo VENDIM-MARËS sikundër pothuajse përditë abuz ohet nga ekzekutivi dhe opozita….Këshillat e udhëzimet e këtij Komiteti ekspertësh që funksionon mbi bazat e VULLNETARIZMIT,

më pas diskutohen e kalojnë filtrin ligjor, ekonomik e social pëpara se mbi bazën e tyre të meren VENDIME nga EKZEKUTIVI…Ndaj duhet përfundimisht të kihet e qartë prej kujtëdo se, Komiteti këshillon,

Ekzekutivi vendos…. MOS ABUZONI me togfjalëshin se “Komiteti i Ekspertëve vendosi që…” Jepini Çezarit atë që i përket atij….E thënë shkurtazi e qartazi….” ka shkruar mjeku ditën që qeveria vendosi të vendosë kufizimin e orarit në orën 20:00, pra dy orë më herët.

Vendimet për lëvizjen e lirë gjatë pandemmisë kanë qenë shpesh të atakuara, por kryeministri Rama ia ka lënë përgjegjësinë Komitetit të Ekspertëve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...