Sherr në emision, deklarata e gazetarit Skëndaj revolton zv. ministrin e Shëndetësisë

Zëvendës ministri i Shëndetësisë Albert Nikolla ka denatuar me tone të forta me gazetarin Erjon Skëndaj, teksa po flisnin për situatën e koronavirusit në vendin tonë.

Të ftuar në emisionin “RealSory” Skëndaj u shpreh se në Tiranë nuk gjen më oksigjen dhe kushton shtrenjtë, ndërkohë Nikolla theksoi se nuk është e vërtetë, ku dhe i ka thënë gazetarit se i keqinterpreton të dhënat.

Replikat në emision:

Albert Nikolla: Ti si gazetar keqinterpreton të dhënat. Po thua tani janë mbyllur në shtëpi dhe kanë frikë të vijnë në spitale. Nuk është kështu, njerëzit tani nuk po fshihen nëpër shtëpi. ka persona që janë me trajtim të lehtë, ka persona Jo të gjithë marrin ilaçe pa recetë, është e pavërtetë.

Erjon Skëndaj: Nuk ka oksigjen në Tiranë, ka shkuar oksigjeni 150 mijë lekë. ka mjekë që nuk të shohin nga afër por me video call, dhe të japin recetë direkt, duke qenë me kollë ndoshta, pa e vërtetuar.

Albert Nikolla: Situata është e jashtëzakonshme dhe duhet të gjykojmë nga parametrat e të jashtëzakonshmes. Rastet që the për recetën, janë të izoluara.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...