‘Shefqet Ndroqi’ nuk pranon më pacientë. Familjarët presin në radhë për t’u çuar ushqim… (video)

Spitali i Infektivit ka pasur një dyndje personash ditën e sotme.

Kjo pasi familjarët janë paraqitur në ambientet e spitalit për ti dërguar të afërmëve të tyre ushqim dhe veshmbathje. Në videon e publikuar nga ‘Abcnews’ shihen familjarët që presin orarin e dorëzimit të ushqimit.

Bëhet me dije se numri i pacientëve me Covid te spitali ‘Covid1’ është shtuar dhe i tejmbushur pasi te ‘Shefqet Ndroqi’ nuk ka më kapacitet.

Shqipëria po përballet me shifra të larta infektimesh në javën e fundit. Vendi ynë ka kapur pikun e infektimeve të reja dy ditë më parë kur u shënuan 1168 raste të reja. Situata është e rëndë edhe me vikt.imat, ku për një javë, 80 persona kanë humbur jetën. Po ashtu, janë shtuar me 27% edhe shtrimet në spitale nga java e fundit e janarit në javën e parë të shkurtit.

Autoritetet pritet të njoftojnë një shtrëngim të masave, ndërsa qeveria deklaron se ka dyshime të forta se ka hyrje të varianteve të reja të COVID-it në Shqipëri, por asgjë nuk është provuar, për shkak të mungesës së ekzaminimit në vendin tonë të varianteve të reja.

/abc news/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...