Epidemiologu nxjerr prapaskenat: Virusi i ri ka ardhur në Shqipëri! Janë zbuluar 4 raste në…

Erand Llanaj, Epidemiolog i gjenomikës dhe nutrigjenomikës në Akademinë e Shkencave Hungari bëri të ditur se në Shqipëri kemi më pak se 10 për qind të popullatës të infektuar me Covid.

Ai gjithashtu tha se nga informacionet që ka, janë evidentuar 4 raste me variantin e ri të Covid në Elbasan. “Nga informacionet që unë kam, ka dyshime se janë 3-4 raste, më duket në Elbasan”, bëri të ditur Llanaj.

“Virusi nuk ka ndryshuar mënyrën e ndërveprimit me organizmin apo imunitetin tonë për momentin. Që të arrijmë imunitetin e tufës duhet 67-70 për qind e popullatës të infektohen. Ne kemi më pak se 10 për qind të popullatës të infektuar dhe e kemi vënë sistemin shëndetësor dhe ekonominë në një streçim të jashtëzakonshëm.

Imagjino sikur të kishim 70% të popullatës në Shqipëri, 1.4 mln banorë të infektuar sot, e kuptoni çfarë katastrofe shëndetësore do të ishte.

Nuk është arritur kurrë imunitet tufe nëpërmjet infektimit natyral, vetëm nëpërmjet vaksinimit ka ndodhur”, theksoi ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...