Skandali tek “Shefqet Ndroqi”, Rama: Sistemi i shëndetësisë do të reformohet, mbyllen klinikat private

Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe njëherë skandalin e ndodhur në spitalin” Shefqet Ndroqi”, ku pas denoncimit të sanitares Tire Alldervishi, u zbulua një skemë e zhvatjes së pacientëve.

Rama në një konferencë për mediat, ka bërë me dije se në vend do të nisë një reformë në shëndetësi, ku spitalet do të jenë autonom sipas modelit turk. Kreu i qeverisë tha se rasti në spitalin “Shefqet Ndroqi” është rast që ka ndotur bluzat e bardha dhe të gjithë rrugën e transformimit.

“Është një mesazh i qartë për qytetarët që nuk duhet të ngurrojnë të denoncojnë , në çfarë burimi ata e shohin të arsyeshme. Dua të falënderoj dhe njëherë mediat investigative port ë gjithë punën që bëjnë dhe veçanërisht në këtë rast.

Është një mesazh i qartë për të gjithë bluzat e bardha. Është një pakicë e mjaftueshme për të ndotur bluzat e bardha dhe për të ndotur rrugën e transformimit për rrugën e tyre.

Është një mesazh i qartë dhe për të ardhmen, pasi unë besoj se kura afatgjatë dhe e suksesshme për të shëruar korrupsion është thellimi i reformën në shëndetësi.

Ne këtë reformë e kemi nisur që do të hidhet hapi tjetër me autonominë spitalore, ku mjet do të paguhen në bazë të performancës së tyre. Pas reformë do të arrijmë që spitalet publike të harmonizojë shërbimin falas për qytetarët, në shpërblimin motivues për mjekët.

Kjo është një ambicie që është e lehtë ta thuash dhe më pak e lehtë ta realizosh. Nuk mund të bëhej më parë pa shtuar në radhë të parë bazën e strukturës spitalore. Në sektorin e shëndetësisë, çka është bërë është më e madhe se ajo që kemi bërë”, tha Kryeministri.

Më tej sqaroi dhe reformën që do të bëhet, ku paralajmëroi se modeli do të jetë spitali i Fierit dhe shtoi se do të mbyllen të gjitha klinikat private të mjekëve që punojnë dhe në shtet.

“Do të ketë transferim të modelit të njohur në Turqi, ku ka një ndarje të qartë mes aseteve dhe logjistikës dhe të burimeve njerëzore. Kur historia e vjetër e mjekëve me dy stacione merr fund, jo vetëm se është një praktikë e ndaluar,

por është e panevojshme, pasi duke punuar në spitalin publik mjekët mund të marrin rroga më të larta se tani. Ky projekt pilot do jetë një burim i rëndësishëm dije dhe informacioni”, shtoi kreu i qeverisë./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...