Polici vdes nga koronavirusi, kolegët: Infeksionin vdekjeprurës e mori në Reç

Një punonjës i policisë së burgjeve ndërroi jetë sot nga koronavirusi. Viktima është Vladimir Gjoka 51 vjeç, pjesë e burgut të Shënkollit në Lezhë.

Lajmin e dhimbshëm e ka njoftuar Sindikata Shërbimeve Policore të Shqipërisë duke i shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerit. I ndjeri ishte i komanduar në Reç, kur mori infeksionin vdekjeprurës, thotë sindikata.

“Solidaritet Sindikal. Humb jetën si pasojë e covid19 një tjetër punonjës i policisë penitenciare. I ndjeri Vladimir Gjoka, 51 vjeç, ishte efektiv i Ievp-Shenkoll.

Sindikata i shpreh ngushëllime të ndjera familjes dhe nxit institucionin që ti gjendet pranë të afërmve me ndihmën financiare sipas ligjit.

Komandimet absurde te stafit policor nga Ievp Shënkoll për në Ievp Reç, vazhdojnë që nga Dhjetori 2019 e deri më tani edhe pse u deklarua që me 15 Dhjetor 2020 do hapeshin 2 godinat e rikonstruktuara, por kjo ngeli ne kuadër të fjalëve e premtimeve dhe mungesës së përgjegjësisë nga drejtuesit e burgjeve.

I ndjeri ishte i komanduar në Reç, kur mori infeksionin vdekjeprurës. Mungesa e kushteve minimale të punës, transportit, distancës mbi 100km nga banesa, janë premisë kërcënuese për jetën e punonjësve të tjerë.

Instancat shtetërore duhet te marrin masat e duhura që fenomeni të minimizohet. Policia Penitenciare Shqiptare kërkon kushte e trajtim normal social-ekonomik dhe mjekesor” thuhet në njoftimin e sindikatës.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar të infektuar me Covid 953 raste të reja dhe kanë humbur jetën 12 persona.

Abcnews.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...