Eksperti i Shëndetësisë ngre alarmin në vendin tonë: “Situata është drejt katastrofës”

Erion Dasho, eksperti i shëndetësisë e ka nisur ditën me paralajmërime të mëdha. Përmes një analize të detajuar që ai e ka postuar në profilim e tij në Facebook tregon për situatën në vend e krijuar nga virusi.

Ai thekson se shifrat e këtij muaji janë alarmante dhe mund të na cojnë drejt katastrofës. Dasho theksoi se qeveria duhet të marrë menjëherë masa për mbylljen e dytë të vendin dhe punës së administratës nga shtëpia. Ndër të tjera ai shkruan:

“Së pari, duhet kuptuar se situata po shkon drejt katastrofës dhe shkurti do të jetë muaji më i rrezikshëm i epidemisë në Shqipëri. Më pas do të kemi rënie të numrit të rasteve dhe të humbjeve të jetës dhe vjeshta që vjen do ta gjejë situatën shumë më të kontrolluar.

Për shkak të emergjencës së krijuar duhen marrë masa të shpejta ku kryesorja është mobilizimi i çdo burimi njerëzor, material dhe financiar në ndihmë të pacientëve.

Së dyti, i duhet mëshuar masave parandaluese. Nevojitet urgjentisht mbyllja e bareve, restoranteve, hoteleve, palestrave, pishinave dhe bizneseve të tjera që ofrojnë shërbime jo thelbësore. Administrata po ashtu duhet të zhvendoset urgjentisht për të punuar nga shtëpia.

Këto masa nuk mund të shtyhen asnjë ditë më tepër. Duhet sanksionuar urgjent ndërprerja e transportit urban ose përdorimi i mjeteve me kapacitet të reduktuar në minimum.” -shkroi ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...