Basha u shfaq duke gatuar, Rama: E admiroj, ishte me këpucë dhe të shtunën në mbrëmje

Kryeministri Edi Rama ka komentuar videon e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili u shfaq në mediat sociale duke gatuar në shtëpi.

Rama u shpreh se nuk donte të bënte asnjë koment, por tha se në respekt të pyetjes e admiron Bashën se gatuan me këpucë të shtunën në mbrëmje.

“Për sa i përket për Lulin, për familjen, nuk dua të bëj koment., Po me që ti e kërkon është për t’u admiruar një njëri që gatuan me këpucë. Dhe gatuan me këpucë të shtunën mbrëma se kjo bën diferencën”, tha Rama.

Video e Lulzim Bashës duke gatuar u publikua nga bashkëshortja e tij, Aurela Basha. Numri një i opozitës shfaqet duke gatuar në banesë dhe i kërkonte bashkëshortes që video të mos bëhej publike./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...