Avokati i Popullit : “Kjo nuk mund të tolerohet, jeta e qytetarëve është në rrezik”

Avokati i Popullit në Kosovë Hilmi Jashari ka reaguar për mosrespektimin e masave anti-Covid nga partitë politike, gjatë fushatës që po mbahet për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sipas Insajder, në një njoftim zyrtarë të insitucioni, ky është një standard i dyfishtë që nuk mund të tolerohet dhe cenon barazinë e qytetarëve para ligjit. Po ashtu, ai ka shprehur shqetësim për rrezikimin e jetës së qytetarëve.

“Avokati i Popullit shfaq shqetësimin e tij lidhur me zbatimin selektiv të masave të qeverisë për parandalimin e pandemisë COVID-19, gjatë fushatës zgjedhore për Zgjedhjet e Përgjithshme 2021.

Avokati i Popullit ka vërejtur se që nga fillimi i fushatës parazgjedhore nuk janë respektuar masat anti -covid nga ana e partive politike ndërsa në anën tjetër institucionet që kanë për obligim t’i zbatojnë këto masa nuk kanë reaguar.

Ky është një standard i dyfishtë që nuk mund të tolerohet dhe cenon barazinë e qytetarëve para ligjit. Përveç kësaj, Avokati i Popullit shpreh shqetësimin e tij për rrezikimin e jetëve të qytetarëve për mosrespektim të masave”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...