Dikur protestonte me kova e bidona kundër tij, ish-antisocialistja e zjarrtë Spiropali i del në krah Nanos

Kanë kaluar tashmë më shumë se 15 vjet dhe Elisa Spiropali e ka harruar ose bën sikur e ka harruar kur protestonte me kova, bidona dhe duar të kuqe kundër “pushtetit të Fatos Nanos”.

Madje, gjatë ditës së sotme në Kuvend ajo ka mbrojtur me mish e me shpirt ish-kryeministrin që organizata ku ministrja bënte pjesë, “Mjaft” e nxorrën si simbol të papërgjegjshmërisë.

Pas 15 vitesh, Elisa Spiropali nuk është më në mejdan për t’i kujtuar Nanos dasmën e shtrenjtë apo qejfet në buzuqe, por për t’i bërë fresk.

“Fatos Nano nuk ka nevojë të mbrohet nga unë. Ai ka lënë gjurmët e tij dhe historia gjykon. Por nuk mund të mos them ato që ai tha sepse dëshmuan fytyrën e vërtetë të atyre që duan të vijnë në pushtet. Fatos Nano, që e bën gjumin e qetë sepse i njeh ata që ka përballë.

Na dëshmon ne se të gjitha këto që diskutojmë këtu, që mundohemi të bëjmë ky teatri që bëjmë këtu, ndërkohë që Basha skuq vezë me xhinse, përballë kemi Sali Berishën e Ilir Metën. S’po lënë asgjë po bëjnë.

Deri tek financimi i portaleve. Viktimat duan t’i bëjnë fajtor. Sali Berisha kishte Blerim Çelën, kryeprokurori Alushin, i dënonte po të donte kundërshtarët politikë, kurse sot ka atë mrokllën digjitale”, tha ajo.

/abcnews.al/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...