6-fishohet pasuria e Ilir Beqajt, ja sa është shifra që deklaron si pasuri familjare ish ministrit

Ilir Beqaj u zgjodh ministër i Shëndetësisë në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 dhe qëndroi në detyrë përgjatë një mandati. Pas zgjedhjeve të vitit 2017, Beqaj u zëvendësua nga ministrja aktuale, Ogerta Manastirliu.

Ilir Beqaj është diplomuar për Informatikë në vitin 1990 në Universitetin e Tiranës dhe ka kryer studimet pasuniversitare për Administrim Ndërmarrje në Institutin Francez të Menaxhimit pranë Universitetit Politeknik Tiranë.

Në vitet 1990 – 1994, Beqaj ka punuar në Bankën e Shqipërisë, ndërsa gjatë viteve 2003-2006 ka mbajtur pozicionin e drejtorit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Prej vitit 2007 ai është anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste dhe prej vitit 2009, deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Ky raport u prodhua nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ish-ministrit Ilir Beqaj nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve apo ish-anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...