Tragjike, 29-vjeçarja që ndërroi jetë nga COVID u intubua pas lindjes, nuk e mori dot foshnjen në krah

Një ngjarje tragjike ndodhi ditën e sotme në spitalin COVID, ku u nda nga jeta një 29-vjeçare nga Korça, nënë e tre fëmijëve.

Burime bëjnë me dije për ABC se ajo ishte shtruar në spital prej më shumë se dy javësh si pasojë e COVID, pasi kishte lindur fëmijën e saj të tretë të cilën nuk ka mundur ta marrë në krah.

Nga ana tjetër bebja ka rezultuar negative dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Fillimisht e reja është trajtuar me metoda të thjeshta por pasi gjendja e saj është rënduar mjekët e kanë futur në intubim.

Burime thonë se 29-vjeçarja ka ndërruar jetë nga komplikacioni kardiak, ndërsa mësohet se nuk vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Situata e COVID në vendin sa vjen e rëndohet për shkak se shifrat e të infektuarve gjatë ditëve të fundit kanë qenë gjithnjë në rritje. Një ditë më parë autoritetet shëndetësore raportuar për 1089 raste të reja dhe 15 humbje jete në 24 orët e fundit./mv.abcnews.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...