Rama përfundon në gjykatë: Do tregojë nëse pickoi ministren

Aktivistja e shoqërisë Civile Sevim Arbana e cila ndodhet në një proces gjyqësor me kreun e qeverisë Edi Rama, ka njoftuar ditën e sotme se gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit të saj që në gjykim të jetë personalisht kryeministri në rolin e paditësit.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Arbana shkruan se është në pritje të përballjes me kryeministrin.

“Në gjyqin tim me KM Edi Rama, Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit im av. Dorian Matlija që në gjykim të jetë personalisht kryeministri Rama në rolin e paditësit. Sot gjykata pranoi kërkesën tonë. Jam në pritje të datës dhe përballjes me kryeministrin. Drejtësia që duam, kryeministri që s’duam”, shkruan Arbana.

Rama paditi Arbanën në tetor të vitit 2019 për shkak se kjo e fundit kishte deklaruar në një emision televiziv se ai ka ushtruar dhunë ndaj një ministreje të kabinetit të tij duke e pickuar në një prej hoteleve të Tiranës./mv.abcnews.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...