Nano ëndërron të bëhet…”, Kikia del me reagimin e fortë për ish-kryeministrin: Ja për çfarë i duhet Rama!

Gazetari Mentor Kikia ka dalë me një reagim të fortë pas intervistës që dha mbrëmjen e djeshme ish-kryeministri Fatos Nano.

Sipas Kikisë, Fatos Nano e mban mirë me Ramën se i duhet që të bëhet president.

Postimi i plotë:

Nano, modeli se si një udhëheqës nuk duhet të jetë!

Ashtu siç pritej, Fatos Nano në një intervistë që dha në Opinion, tërhoqi vëmendje. Sepse ai kishte kohë që nuk kishte folur, por dhe sepse ne shqiptarët vdesim të dëgjojmë ata që i kanë zhvatur.

Fatos Nano bën pjesë tek ata politikanë që i ka provuar të gjitha. Kur Rama (i) mori drejtimin e PS-së, ai tentoi të bënte një “puç politik”, por e la në mes pasi shkonte në takim dy orë me vonesë dhe nuk e ndoni kush më. Ai është një politikan shumë i zoti, por një dembel shembullor.

Unë mendoj se Nano i përket historisë tashmë, ndërsa ai vetë thotë që jo.

Nano ëndërron të bëhet president. Edhe stacioni i fundit si politikan. Dhe për këtë i duhet Rama, Ndaj ai nuk i kurseu lëvdatat ndaj qeverisë socialiste dhe Ramës vetë. Padyshim, ata që mendonin se do të shikonin një Nano opozitar, që meqë e kishte akuzuar dikur Ramën për thonjtë e paprerë, kanë ëndërruar kot.

Fatos Nano është i rëndësishëm për muzeun e PS-së. Ai është politikani më liberal që e ka drejtuar atë parti. Është kryeministri që qeverisi mbi sistem dhe nuk e mblodhi pushtetin rreth vetes. Por ai është edhe kryeministri që e shndërroi korrupsionin në institucion. Nano ishte ai që “detyroi” shqiptarët që të bëjnë gjënë më të paprecedentë; të rikthejnë me votë Sali Berishën, për largimin e të cilit i kishin vënë flakën tërë vendit. Nano hodhi themelët e praktikave dhe sistemeve korruptive që u betonuan nga pasardhësit e tij.

Ai është gjithashtu i pari zyrtar që bëri fillimisht burgun dhe pastaj krimin.

Për këto, ai nuk mund të jetë një president!

Për këto, ai nuk mund të jetë modeli për politikanët e rinj!

Për këto, ai nuk duhet të jetë më referim!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...