E papritur, meteorologia Adiola Bani parashikon si pritet të jetë koha në gjithë vendin tonë gjatë fundjavës

Meteorologia Adiola Bani parashikon se duke filluar nga nesër moti nuk do të jetë i kthjellët sikurse ka qenë dy ditët e fundit.

Sipas Banit, ditën e premte dhe gjatë fundjavës pritet që të kemi një shtim të vranësirave në të gjithë vendin, por pa praninë e reshjeve. Fundjava gjithashtu pritet që të sjellë një rritje të vlerave të temperaturave të ajrit.

“Moti këtë të enjte do të paraqitet me kthjellime dhe me vranësira të pakta ndërsa e premtja dhe fundjava do të sjellin shtim të vranësirave sidomos në zonat malore por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje gjatë mëngjesit dhe gjatë mesditës duke kulmuar gjatë fundjavës ku vlerat minimale do të ngjiten me 2 apo 3 gradë celsius ndërsa maksimumi deri në 18 gradë celsius.

Gjithashtu dhe në vendet e rajonit do të kemi praninë e vranësirave dhe rritje të temperaturave të ajrit”, është shprehur meterologia.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...