Komenti “ta çojmë LSI-në për skrap”, Monika Kryemadhi paralajmeron Edi Ramën

Një koment i bërë së fundmi nga kryeministri i vendit dhe përfaqësues të qeverisë së tij ka irrituar tej mase Monika Kryemadhin që është detyruar të bëjë një reagim shumë të ashpër.

Edhe pse gjendet në Lezhë për takime të rëndësishme, ajo ka reaguar ashpër duke paralameruar Edi Ramën e duke thënë se partia e tij ka shpopulluar vendin nga rinia. Ja deklarata e plotë e saj.

“Struktura jonë sa vjen dhe rritet. Qytetarët janë të dëshpëruar nga kjo qeveri. Programi i LSI-së ka 5 shtylla kryesore. LSI ka qenë gjithmonë me ide e program, ka qenë e qartë.Ne kemi idetë që ta çojmë vendin në Bashkimin Europian. Rama është vetë dembel, sepse kujton se me proganadë mund të gënjejë të gjithë. Do t’i japim dërmën më 25 prill. Rama po plak këtë popull.

Me atë që kemi dëgjuar ne 8 vjet, programi politik i Rilindjes dhe i Edi Ramës ka qenë: ‘Të çojmë LSI-në për skrap’. Ky program i tij ka dështuar, po shkon për skrap për vete.

Kështu që edhe një nga pikat tona kryesore që ne themi dhe që sot është e domosdoshme, është fokusimi ynë te pesë prioritetet tona: tek arsimi, tek punësimi i mirëpaguar për të rinjtë tanë, krijimi i profesionistëve të rinj.

Ajo që ndihmon edhe fuqizimin ekonomik të familjeve tona, rimbursimin e shpenzimeve në 5 për qind të faturave të tyre tatimore dhe pastaj edhe programi ynë ‘Nga bebja në bebe’ për të ndaluar shpopullimin me ritme të shpejta që është nxitur nga Edi Rama, për ta ç’bërë atë.”, tha Kryemadhi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...