Pasi Tea pranoi lidhjen me Beartin, Andi e bën veprimin e papritur

Pasi Tea pranoi lidhjen me Beartin, Andi e bën veprimin e papritur.

Historia e Teas dhe Beartit bëri bujë në rrjetet sociale pasi dolën fotografitë teksa shkëmbenin puthje pasionante. Kjo ndodhi vetëm pak ditë pasi doli nga programi “Për’puthen” me Andin për tu njohur më shumë jashtë.

Ky i fundit reagoi menjëherë pas ngjarjes me anë të një postimi në Instastory ku i kërkonte falje të gjithëve. “Nuk e di çfarë të them, jam pa fjalë, ju kërkoj shumë falje. Do bëj së shpejti një LIVE së bashku me Tean, se e meritoni të gjithë një shpjegim,” tha ai.

Ndërkohë, fshiu të gjitha fotografitë me Tean, e cila i komentonte me një emoji “zemër” në një prej tyre.

Nga ana tjetër, Tea ka vendosur që të mos i fshijë fotot ku shfaqet së bashku me Andin, e madje nuk ka mbyllur as komentet.

Pavarësisht çfarë ka ndodhur, të dy vijojnë të ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale. Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar, Tea konfirmoi me anë të një video të gjatë për historinë me Beartin, ish konkurrentin e Për’puthen.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...