Instituti Piepoli ka pyetur në veçanti të anketuarit që kanë deklaruar votën për Partinë Demokratike, për mendimin e tyre për kandidimin e Sali Berishës më 25 prill.
Një shumicë dërrmuese, 81 % janë përgjigjur me ‘po absolute’ duke treguar se demokratët janë ende ‘besnikë’ të ish-kryeministrit. Vetëm 4 % e tyre kanë votuar kundër kandidimit të Sali Berishës në zgjedhjet e 25 prillit.
Ndërkohë lidhur me listat e PD dhe LSI, shumica janë shprehur se do t’i votonin edhe nëse paraqiteshin në zgjedhje me një listë të përbashkët.