Shërohet gjyqtari i njohur shkodran Fuat Vjerdha, jep mesazhin pozitiv për mjekët

Gjyqtari i Apelit në Shkodër Fuat Vjerdha pak ditë më parë është shtruar në spital pas një problemi me shëndetin.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Vjerdha shkruan se ka arritur ta fitojë këtë sëmundje falë përkujdesjes së mjekëve dhe infermierëve në shërbimin e gastrohepatologjisë.

Vjerdha përmend edhe përmirësimin e kushteve në spitale duke bërë një krahasim me 4 vite më parë kur ai ishte i shtruar për herë të fundit.

“Të mërkurën në drekë u detyrova të paraqitem në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, pasi konstatova se isha me melenë. (gjak derdhje në stomak). Aty ishte një mjeke e re, Xheni Alia, qe nuk më njihte fare, por që më priti dhe u kujdes për mua, siç vepronte edhe me të tjerët, me ngrohtësi e përgjegjshmëri profesionale.

Infermiere Mira, në krye të stafit ndihmës të urgjencës, binte në sy për përkushtimin ndaj pacientëve të urgjencës. U shtrova në repartin e patologjisë, shërbimi i gastrohepatologjisë, ku gjeta përkujdesjen maksimale nga dy mjeket gastrohepatologe,

Nevila Luli(Tabaku) e Arjola Boci(Gjika) dhe mjeku endokrinolog Ermir Neli. Në të njëjtën gjendje jam shtruar edhe para katër vitesh, por tani, në ndryshim me herën e pare, nuk mungonte asnjë ilaç. Këtu gjej vend ti shprehi mirënjohjen time drejtorit të palodhur të spitalit, dr Ardjan Dajti, qe ka bëre të mos mungojnë ilaçet ne këtë shërbim.

Stafi ndihmës me la përshtypje shumë të mira, si për profesionalizmin ashtu edhe për komunikimin me te sëmurët. Sot kam dal nga spitali i shëruar, por edhe me respektin dhe mirënjohjen time te thelle për bluzat e bardha të qytetit tone Faleminderit për shërbimin” shkruan Vjerdha.

/Shqiperia ime/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...