‘E solla mamanë për veshkat dhe ma shtruan tek Infektivi’/ Qytetari pret përgjigje: Nuk i bënë as tampon

Një qytetar ka denoncuar rastin e nënës së tij e cila është shtruar te Infektivi. Për Faxnews ai bën me dije se pasi solli të ëmën për t’u kuruar nga veshkat në spital e njoftuan që ajo kishte Covid, ndërkohë që janë ende në pritje të tamponit.

 

Siç e pohon edhe vetë qytetari, ka rreth dy orë që pret në ambientet e jashtme dhe nuk ka asnjë njoftim nga stafi spitalor, ndërsa pohon se e ka të pamundur të kontaktojë me vetë mamanë pasi ajo është duke kryer dializën.

 

‘Gjendja është jo e mirë, është shtruar këtu nga veshkat dhe atje thonë që ka dhe Covid por akoma nuk ka dal rezultati. Nuk i kanë bërë akoma tampon në fakt, por i bënë analizat e tjera për veshkat. Erdhi me kriza të mëdha dhe po i bëjnë dializë.

 

U shtrua në repartin e dializës, pasi këtu kurohen të gjithë pavarësisht se është dhe reparti i Covidit. Po rrimë këtu për të marrrë informacion dhe kemi dy orë që presim dhe nuk kemi asnjë komunikim. Ne do vazhdojmë të rrim këtu të marrim vesh nëse ka Covid ose jo, se dializa do ta bëjë ndërsa Covidi është problem.’

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...