Artan Hoxha ngre alarmin: Në qendër të Tiranës po ndërtohen 3 kulla, në vendin ku donin ata te përgjimeve. Të kujt janë paratë?

Gazetari investigativ Artan Hoxha, është shprehur mbrëmjen e djeshme se në qendër të Tiranës po ndërtohen tre kulla, në të njëjtin vend ku kanë kërkuar anëtarët e Ndr anghetas, të kapur në përgjime nga Prokuroria në Itali.

Në emisionin “As pro, as kundër”, Hoxha ngriti pyetjen se kush po i ndërton dhe kush po i financon këto kulla, që janë në vendin ku kërkoi Ndrangheta.

“U kërkua fakt, në përgjime del që ato maskarenjtë e Ndran ghetas flasin për tre kulla në qendër të Tiranës. Kjo është indicie, por fakti që është që këto tre kullat po ndërtohen, ku kanë thënë ata. Por a ka thënë njeri me cfarë parash po ndërtohen dhe kush po i ndërton?

Këtu hyjnë prokuroria, pastrimi i parave, Dogana, Tatimet, nga u vjen lënda e parë. Keta persona nuk shkojne të bëjë llac vetë, por çon lëndën e parë. Ndërtimi është prioriteti për të pastruar paratë, prandaj është industria më e suksesshme” tha Hoxha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...