Java e fundit e muajit do sjelle telashe, ja ç’kanë parashikuar yjet për data 24-31 janar

Dashi: Le ta quajmë këtë java e sqarimeve, sidomos kur bëhet fjalë për punët e zemrës. Në fillim gjithçka do të shkojë normalisht, më pas, duke filluar nga dita e enjte deri të diel, do t’ju tërhiqet vëmendja për një çështje që deri më tani e kishit zvarritur dhe kishit refuzuar përballjen.

Tashmë nuk keni më nga t’ia mbani. Nëse doni që lidhja juaj të vazhdojë në harmoni dhe që partneri t’ju besojë, duhet patjetër që të tregoheni të sinqertë me të. Dashi këtë javë do të jetë në vend të shtatë.

Demi: Ju pret një javë aspak e lehtë. Gjendjen emocionale do ta keni të rënduar. Do të nxeheni për hiçgjë. Është e lehtë të kuptohet që një sjellje e tillë do t’ju shkaktojë mjaft armiqësi, si në aspektin personal edhe në atë profesional. Bëni shumë kujdes në marrëdhënien me partnerin, mos e thoni fjalën e fundit të parën. Për t’u qetësuar kushtojuni këto kohë pasioneve tuaja ose merruni me aktivitete sportive. Bëni durim, shenja juaj për këtë javë do të jetë në vend të 12-të.

Binjakët: Kjo do të jetë një javë pozitive. Përveç ndonjë sikleti në aspektin profesional aty nga data 26 dhe 27 janar, duket se për ju do të fryjë erë e mbarë. Do të keni fat në dashuri. Të lindurit në shenjën e parë të ajrit do ta mbulojnë të zgjedhurin e tyre me vëmendje dhe përkujdesje, duke marrë në këmbim shumë dashuri. Binjakët do të jenë në vend të tretë.

Gaforrja: Më në fund mund të merrni frymë të lehtësuar. Pavarësisht se Venusi do të jetë i kthyer në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj, Diellin dhe Hënën do t’i keni aleatë. Në përgjithësi gjërat do t’ju ecin mirë, veçanërisht kur vjen puna në marrëdhënie me të afërmit. Do të tregoheni të hapur dhe do ta keni më të lehtë komunikimin me ta. Por mos harroni se keni ende rrugë për të bërë. Këtë javë do të mbani vendin e gjashtë.

Luani: Tani që dhe Diellin e keni në prapavijë. duke ju shtuar binomit Jupiter-Saturn, ju takon që të bëni më shumë kujdes kur bëhet fjalë për t’iu imponuar të tjerëve. Duhet të jeni më bashkëpunues dhe më pak individualistë. Punoni shumë me veten tuaj. Kështu, do të jeni të përgatitur edhe për ndikimin negativ të Mërkurit, i cili ditën e diel do të kthehet në pozicion të pafavorshëm, duke ndikuar në krijimin e situatave të sikletshme. Vendi i katërt për ju këtë javë.

Virgjëresha: Pritet që gjatë këtyre ditëve të keni një gjendje emocionale disi të paqëndrueshme. Shkak do të bëhet ndikimi i planetëve që nuk do të radhiten në anën tuaj. Herë-herë do t’ju duket sikur po ju shembet toka nën këmbë. Me pak fjalë do t’ju mungojë stabiliteti. Për fat të mirë, në fundjavë partneri do t’i ketë sytë nga ju. Kështu, të gjitha problemet do të zbehen si me magji. Virgjëreshës i takon vendi i nëntë.

Peshorja: Gjithçka do të ecë më së miri në sektorin e punës. Marrëdhëniet me kolegët do t’i keni shumë të mira, edhe sfidave profesionale do t’u bëni ballë me sukses. Fundjava nuk do të jetë shumë e mbarë në sferën e dashurisë. Partneri pretendon më shumë vëmendje dhe përkushtim nga ana juaj. Ju takon juve ta bindni për dashurinë që keni për të. Peshorja këtë javë do të jetë në vend të dytë.

Akrepi: Nuk pritet një situatë e qëndrueshme në aspektin sentimental. Venusin edhe Diellin do t’i keni në prapavijë. Do të dalin në pah histori të së shkuarës, që do të parapëlqenit të mos përmendeshin më. E hëna, e enjtja dhe e premtja do të jenë ditë të sikletshme, gjatë të cilave do të mungojë harmonia në çift. Veproni sa më mirë të mundeni, pavarësisht se për momentin do të mbani vendin e 11-të.

Shigjetari: Keni të drejtë të shpresoni që gjithçka të shkojë mirë. Planetët ju mbështesin, ndaj edhe të ardhmen e shikoni me sy optimistë. Aftësia juaj për t’u përshtatur ju ndihmon si në sferën personale dhe në atë profesionale. Në keni diçka të rëndësishme për t’i thënë partnerit, gjeni momentin e përshtatshëm për ta bërë këtë. Mbase është më mirë që disa gjëra të mos thuhen. Vendi i pestë për shenjën tuaj këtë javë.

Bricjapi: Situata në punë do të jetë e paqëndrueshme. Diçka me sa duket nuk ka shkuar mirë dhe kjo do të bëhet shkak për zënka mes jush dhe kolegëve. Bëni kujdes në komunikimin me ta. Nëse nuk do të miratoni propozimet e tyre, të paktën mbani qëndrim neutral. Nuk pritet që hëpërhë të keni të reja në aspektin e dashurisë. Këtë radhë Bricjapi do të jetë në vend të dhjetë.

Ujori: Edhe për këtë javë do të jeni në krye të zodiakut dhe më së shumti të favorizuar në aspektin profesional. Me përjashtim të ditës së enjte dhe të premte, në pjesën tjetër të javës do t’ju ofrohen mundësi të shumta për punë. Nëse keni ndër mend të merreni me diçka tjetër, kjo është periudha më e përshtatshme për ta bërë. Me siguri që diku tjetër do t’i vlerësojnë shumë aftësitë tuaja. Kjo vlen sidomos për ata që i përkasin dhjetëditëshit të parë dhe të dytë të shenjës.

Peshqit: Java do të fillojë si zakonisht, pa ndonjë ndryshim të dukshëm. Por yjet ju këshillojnë që të bëni kujdes. Marrëdhënia me partnerin do të vijë duke u rënduar, sidomos në fundjavë. Kambanat e alarmit bien për ju. Si asnjëherë tjetër do ta keni të vështirë të gjeni gjuhën e përbashkët me ta. Ndonjëherë është mirë që ta kërkoni fajin dhe te vetja dhe të mos jeni gjithmonë në pozitat e akuzuesit. Këtë herë do të mbani vendin e tetë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...