Genc Ruli tregon si ia doli Sali Berisha të vinte në krye të PD-së

Ish-ministri i Energjitikës, Genc Ruli ka zbuluar mënyrën se si Sali Berisha mori drejtimin e Partisë Demokratike me tu krijuar.

Gjatë një intervistë në “Opinion” Ruli, tha se Berisha ishte një figurë tradicionale që filloi të ishte më i pëlqyeshëm tek njerëzit.

Nga ana tjetër, një ndër themeluesit e PD-së tha se në garë ishte Gramoz Pashko, por sipas Rulit, ai nuk ishte i disiplinuar me vetveten.

“Te Saliu ka një kuptim më të mirë se si gjesohet pushteti dhe rrezatohet pushteti. Në fund të fundit që të të vijnë të tjerët nga mbrapa ti duhet të rrezatosh pushtet mbi ta dhe autoritet dhe karizëm. Njerëzit duan të gjejnë emëruesin e përbashkët tek lideri. Janë të ndryshëm mes tyre, por çfarë i bashkon ata, mund t’i bashkojë lideri.

Tek Shqipëria e asaj kohe, figura më tradicionale që qe Saliu, megjithëse një intelektual i formuar dhe i pjekur, por më tradicionale nga formimi i tij rinor dhe pararinor filloi të tingëllonte më i pëlqyeshëm, sidomos për prurjet e ndryshme që vinin në PD.

Gramozi me liberalizmin e tij, me aristokracizmin intelektual të tij, me padurimin që kishte, me ngutjen që kishte dhe me një element që qe i natyrës së Gramozit, Gramozi nuk ishte shumë i disiplinuar me vetveten. Politika është një mekanizëm që kërkon disiplinë perfekte. Atë disiplinë duhet t’ia imponosh dhe vetes.

Këto mund të kenë qenë rrjedhjet e vogla, por që dora dorës, pavarësisht se nuk pati luftë për pushtet, hija e këtij po bëhej më e rëndë se e të tjerëve (tek Sali Berisha), derisa më vonë u zyrtarizua në zgjedhjet që u bënë tek Pallati i Kulturës, ku faktikisht dolën në një lloj balotazhi. Pastaj qe dhe ndërhyrja e Neritanin që u la të ishte Saliu dhe në këtë mënyrë u konfirmua Saliu”, tha Ruli

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...