Historia interesante e familjes Çoba. Gjyshi e shpallte Vllazninë kampione 75 vjet më parë, tani rradha e nipit

Futbolli shkodran në vite na ka dhuruar shumë breza sportistësh dhe trajnerësh të cilët kanë lënë gjurmë me punën e tyre. Ka patur edhe familje të tëra që kanë kontribuar për ngjyrat kuqeblu dhe Vllazninë.

Sot do të ndalemi tek një rast i vecantë. I përket familjes Çoba. Fillimisht ka qenë i madhi i mësaj familje- Ruzhdia që luajti për Vllazninë (ndonëse vetëm për pak kohë) dhe ndihmoi që ajo të shpallej kampion.

 

Tani është rradha e nipit të tij- Mehdisë, për ta bërë këtë gjë. Të ndjekë rrugën e gjyshit të tij që e kishte shumë pasion futbollin, por që në fakt nuk e lanë ta ndiqte deri në fund atë.

Historia e Ruzhdi Çobës është shumë interesante. Ai ishte shkolluar në Bolonjë të Italisë për ekonomi, ai kishte pasion të madh edhe futbollin, por gjithçka iu ndërpre në mes.

 

Pas kthimit nga vendi fqinj, ai ndjek edhe pasionin e tij të madh futbollin dhe rreshtohet si pjesë e ekipit të Vllaznisë.

Madje në kampionatin e vitit 1946 në shumë ndeshje është edhe në formacionin bazë të ekipit shkodran duke lënë gjurmë me aktivizimin por edhe me golat e tij.

 

Një të tillë madje do ta shënonte dhe në finalen e dytë të këtij kampionati, atë të luajtur më 14 korrik të vitit 1946 në Shkodër kundër Flamurtarit, ndeshje të cilën Vllaznia e fitoi 3-0 dhe golin e dytë të ndeshjes do ta shënonte pikërisht Ruzhdi Çoba në minutën e 51-të.

Por karriera e tij nuk do të zgjaste shumë. Kjo sepse u arrestua në tetor të vitit 1948 kur ishte vetëm 27 vjeç dhe u dënua me 10 vjet burg fillimisht. Ai në rolin e mësuesit, u dënua bashkë me 7 gjimnasistë të Liceut të Shkodrës me akuzën se “kishin krijuar grupe kundërshtare në lice, kanë bërë propagandë me gojë dhe me shtyp, kanë folur kudo që u binte rasti kundër pushtetit dhe udhëheqësve, kanë kritikuar reformat, kanë komentuar jo drejt situatën në favor të kampit imperialist, kanë agjituar me studentë për sabotimin e konferencave, punës vullnetare, etj”.

 

Kjo do të thoshte se karriera e tij si futbollist por edhe si mësues do të mbyllej këtu sepse pas daljes së burgut do të detyrohej të punonte si berber, për t’iu rikthyer sërish burgut vite më vonë sepse shteti i asaj kohe “nuk kishte kryer punë me të”.

 

Por shumë vite më vonë, do të rastiste që i nipi i tij të merrej me futboll, pikërisht Mehdija. Dhe ëndrra e tij e madhe për të veshur fanellën e ekipit të parë të Vllaznisë iu plotësua dy muaj më parë. Ai luajti sezonin e kaluar në Ukrainë por u rikthyer për t’u veshur kuqeblu. Ashtu si gjyshi i tij treçerek shekulli më parë.

 

E nëse Ruzhdi Çoba në aq pak kohë që e lanë të luante futboll, kontribuoi që ta shpallte Vllazninë kampione në vitin 1946, tashmë është detyra e nipit të tij, Mehdisë ta bëjë këtë gjë në vitin 2021, pra 75 vjet më vonë.
Gjergj KOLA

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...