Zvicër, Mjekja shqiptare, Edlira Luca fiton çmimin e rëndësishëm Vontobel

Edlira Luca është postodoktorante në Spitalin Universitar të Zyrihut. Ajo jep një kontribut të rëndësishëm në kuptimin e humbjes së muskujve. Bashkë me dy shkencëtarë të tjerë kanë marrë çmimin “Vontobel” për hulumtimet e tyre mbi moshën.

40-vjeçarja pas doktoraturës punon në Klinikën për Endokrinologji, Diabet dhe Ushqim Klinik në Spitalin Universitar të Zyrihut.

“Nga fëmijët e lindur në Zvicër vitin e kaluar 1 në 4 vajza dhe 1 në shtatë djem mund të festojnë 100-vjetorin e lindjes”, thotë Luca. Por me kalimin e moshës ju humbni muskujt e skeletit, dhe qelizat dhjamore formohen midis muskujve. “Rreth moshës 40 vjeç, ne humbasim tetë përqind të muskujve skeletorë çdo dhjetë vjet”, vijon ajo. Kjo shkakton probleme në lëvizjen dhe çon në aksidente që çojnë në qëndrim në spital.

Ruajtja e pavarësisë së lëvizshmërisë në pleqëri

“Me kalimin e moshës ne e humbasim lirshmërinë tonë për të lëvizur dhe për të qenë të pavarur. Nëse viti i koronës, 2020 na ka mësuar diçka, më e rëndësishmja është për cilësinë e jetës”, thekson Luca. Për më tepër, humbja e muskujve rrit rrezikun e diabetit të tipit II tek ata mbi 65 vjeç.

“Unë po përpiqem të zbuloj pse qelizat dhjamore depërtojnë në muskuj ose nëse ka një lidhje midis shfaqjes së qelizave dhjamore dhe humbjes së muskujve ndërsa plakemi”, thotë ajo. Luca shpreson të japë një kontribut në mënyrën se si mund të ruhet forca e muskujve dhe kështu pavarësia e lëvizshmërisë në pleqëri.

Ajo mori Çmimin Vontobel së bashku me dy shkencëtarë të tjerë për punën e tyre kërkimore. Në laboratorin e saj në Schlieren, Luca përdori metodat e fundit molekulare biologjike për të hetuar rolin e një familje gjenesh në rigjenerimin e muskujve. Ajo ishte në gjendje të tregonte se një rrjet i sofistikuar prej pesë mikro-ARN-ve të ndryshëm rregullon komunikimin midis qelizës muskulore dhe botës së jashtme dhe kështu ndikon në formimin e indit të ri muskulor pas një dëmtimi. Kështu jep një kontribut të rëndësishëm për të kuptuar humbjen e muskujve.

Tek njerëzit e moshuar, qelizat muskulore rigjenerohen më dobët, gjë që mund të rezultojë në më pak forcë muskulore dhe kufizime funksionale. Luca dhe ekipi i saj treguan se shprehja e gjenit përmirësoi ndjeshëm rigjenerimin e muskujve në minjtë e vjetër. Rezultatet mund të konfirmohen gjithashtu në qelizat muskulore të njeriut. “Është një nder i madh të marr këtë çmim”, thotë Luca e lumtur. “Ne kemi punuar në këtë ide për kaq shumë kohë dhe na është dashur të kapërcejmë kaq shumë pengesa.”

“Unë e dua punën time”

Luca ka lindur në Shqipëri dhe është rritur në Nju Jork. Si fëmijë ajo ishte e interesuar në biologji, si funksionojnë qelizat dhe si organet komunikojnë me njëra-tjetrën. “Ndoshta kjo ishte për shkak se nëna ime është një mjeke dhe gjithmonë fliste me pasion për punën e saj.” Luca ka dy djem të vegjël dhe jeton bashkëshortin që gjithashtu është një mjek në Zyrih. Dy djemtë e saj janë të vegjël.

Por si arrin të mbajë fëmijët dhe të punojë nën një çati? “Është e vështirë por unë e dua punën time”, thotë e menduar ajo. Kolegët dhe eprorët e saj në hulumtime e mbështesin dhe e inkurajojnë më shumë.

“Asnjëherë nuk jam ndjerë e diskriminuar sepse jam grua”. Në çdo rast, ajo asnjëherë nuk është ndjerë e përjashtuar. Meqënëse Fondi Kombëtar Zviceran ka mbështetur gratë që duan të ecin para, është dhe më mirë financiarisht kështu që dhe kostot e kujdesit do të merren parasysh. Në të kundërt rritja e dy fëmijëve të vegjël mund të jetë problem.

Mendimi i shoqërisë është më problematik. Ka ende shumë njerëz që mendojnë se rritja e një fëmije është puna e një gruaje. “E rëndësishme është t’u mësojmë të rinjve se ëndrrat dhe pasioni për punën u përkasin burrave dhe grave, dhe se partneriteti nënkupton ndarjen e shtëpisë dhe kujdesin për fëmijët”, thotë Luca. Ajo është me fat që bashkëshorti i saj po e mbështet. Edhe nëse ajo kalon më shumë kohë në laborator sesa ishte planifikuar. “Puna kërkimore është më shumë se një punë 100 përqind,” thotë Luca.

Ajo dhe burri i saj donin të punonin vetëm përkohësisht në Zvicër. Por ata qëndruan. “Ne duam të jetojmë këtu, gjithashtu për shkak të këtyr maleve këtu pranë.”

Çmimi Vontobel

Ky çmim është për hulumtime për moshën. Qendra për Gerontologji në universitetin e Zyrihut akordon çdo vit Çmimin e Studimit të Plakjes në këtë universitet të dhuruar nga fondacioni Vontboel. Qëllimi është të promovojë dhe përshtassë kërkimin gjerontologjik në Zvicër në një larmi fushash shkencore dhe të rrisë ndërgjegjësimin e publikut për çështjet që lidhen me plakjen në shoqëri./ Marrë nga Lokalinfo.ch– Përkthyer e përshtatur nga “Diaspora Shqiptare”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...