MARUBI i vetmi në Ballkan… për në UNESCO!

Në mesin e 50 muzeve nga vende si: Britania e Madhe, Franca, Hollanda etj, Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, në Shkodër, është vlerësuar si një nga më të rëndësishmit në Evropë.

 

Ekspertët e muzeologjisë kanë vlerësuar se “Marubi” ka sjellë inovacion, për nga trashëgimia dhe cilësia e ofertës kulturore përgjatë 40 viteve të fundit.

 

Mbarë Ballkani, përfaqësohet me “Marubin”, me muzeun e Greqisë dhe atë të Kroacisë, por tashmë objektivi është ngjitja më lart në klasifikim.

 

Drejt finalizimit është edhe dosja, me të cilën muzeu do të kërkojë të regjistrohet si thesar i trashëgimisë botërore: UNESCO. Fototeka Kombëtare “Marubi” është i vetmi muze i fotografisë, në Shqipëri dhe Ballkan

 

Pak histori

Në vitin 1858 në qytetin e Shkodrës mendohet se u shkrep fotografia e parë, një autoportret i Pietro Marubit që tregon shkallën e lartë të zhvilimit për periudhën e vështirë që po kalonte vendi. Kjo familje, nuk ishte e vetmja që zhvillonte artin e fotografisë në Shkodër .

 

Familja Jakova, Nenshati, Pici, Rraboshta dhe Dritëshkroja e Kolës ishin disa nga personazhet që fiksuan momentet më të rëndësishme të Shkodrës, në negativët e aparatëve të tyre. Këto familje ende sot trashëgojnë me fanatizëm, profesionin e të parëve.

 

Në vitin 1940, sistemi komunist bëri që të gjithë arkivat e negativëve të merreshin me forcë nga familjet e fotografëve dhe të shtetëzoheshin në fondin e fototekës “Marubi”, sot Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”.

 

Muzeu trashëgon aktualisht, një koleksion prej më shumë se pesëqind mijë negativësh, që shtrihen nga gjysma e dytë e shekullit të nëntëmbëdhjetë e deri në fundin e shekullit njëzet.

 

Muzeu “Marubi”, si dhe pjesa tjetër e negativëve që zotërojnë pasardhësit e mjeshtrave të fotografisë shkodrane dhe asaj shqiptare, ruajnë e përcjellin ndër ne, si dëshmi, kulturën e këtij qyteti dhe jo vetëm, kuruar estetikisht deri në detaje.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...