Shteti në të cilin po emigrojnë më shumë shqiptarët dy vitet e fundit

Gjermania po shndërrohet në një trend të ri emigrimi për shqiptarët e të gjitha shtresave, por sidomos ato më aftësi. Të dhënat e Eurostat treguan se, përgjatë viteve 2017-2019 lejet e qëndrimit për shqiptarët në Gjermani u dyfishuan. Stoku i lejeve të qëndrimit në Gjermani në vitin 2019 arriti në 42 mijë e 600 mijë persona nga rreth 24 mijë leje që ishin në vitin 2017. Në vitin 2011 në Gjermani ishin dhënë vetëm 8152 leje qëndrimi për shqiptarët.

Lejet në rritje u nxiten nga trendi i ri i azilit për arsye ekonomike pas vitit 2015. Në vitin 2016 rreth 67 mijë shqiptare u regjistruan si azilkërkues në BE shumica e të cilëve ishin në Gjermani.

Niveli i lartë i zhvillimit ekonomik e social, mundësia e punësimit për personat me edukim universitar dhe të kualifikuar, cilësia e lartë e edukimit terciar, kosto e ulët e tarifave universitare, ekzistenca e një komuniteti shqiptar në rritje të shpejtë, janë disa nga faktorët që shpjegojnë zhvendosjen e kurbës nga Italia te Gjermania, thotë profesor Ilir Gëdeshi që prej vitesh studion tiparet dhe tendencat e emigracionit. Sipas tij, ky perceptim i Gjermanisë, si një vend shumë i përparuar dhe që ofron mbështetje të mirë sociale, u rrit veçanërisht pas krizës ekonomike globale (2008) dhe krizës së refugjatëve (2015).

Gjatë viteve 2013–2018 thuajse 83.000 shqiptarë aplikuan për azil në Gjermani (dhe më pas u rikthyen).

Një student në Gjermani, tregon arsyet e kësaj preference: “Gjermania preferohet sepse universitetet i ka të një cilësie të lartë dhe thuajse falas. Unë për 6 muaj paguaj 150 euro, ndërkohë që Franca i ka deri në 2 mijë euro për një semestër. Veç kësaj Gjermania për momentin është lideri i Bashkimit Europian dhe ka mundësi më të mira punësimi. Gjermania, do të thosha, tani është bërë si vendi kryesor për shqiptarët për të studiuar.”

Kjo dëshirë e studentëve shqiptarë për të studiuar në Gjermani reflektohet edhe në mësimin e gjuhës gjermane. Shumë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme në Shqipëri kanë filluar të mësojnë gjuhën gjermane në shkollë ose në kurse private.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...