THETHI I IZOLUAR, HAPJA E RRUGËS NJË SFIDË E VËSHTIRË

Këto janë pamjet mahnitëse të Qafë Thores që lidhet me fshatin turistik të Thethit e mbuluar plotësisht nga bora. Por këto bukuri natyrore nuk mund të shijohen nga turistët e huaj apo vizitorët vendas sepse rruga është e bllokuar nga trashësia e borës.

Institucionet para një jave njoftuan se nisën punën për hapjen e rrugës së Thethit por ritmet me të cilat punohet janë të ngadalta ndërsa në terren është vetëm një buldozier i ushtrisë.

Ecja përgjatë rrugës nga Boga drejt Qafë Thores është e vështirë por banorët e Thethit në rastet kur kanë ndonjë emergjencë shëndetësore nuk kanë zgjidhje tjetër veçse ecjen në këmbë. Arjan Cerku është një banor i Thethit i cili rrëfen vështirësitë ndërsa tregon se hapja e rrugës është e vështirë.

Trashësia e borës në rrugë i kalon 2 metër.

Sapo mbërrin në Qafë Thore por edhe gjatë gjithë rrugëtimit natyra është gati magjike.

Në Qafë Thore gjejmë Prek Kodrën, një roje 63 vjeçar i cili qëndron gjithë kohën aty duke ruajtur një objekt. 63 vjeçari tregon se hapja e rrugës së Thethit është thuajse e pamundur.

Tashmë duhet pritur nëse institucionet do të arrijnë hapjen e rrugës për të mbërritur deri në Theth.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...