Superheronjtë zbresin nga çatia dhe surprizojnë të riun shqiptar në spital, ja çfare kishte kerkuar Eljoni

Superheronjtë zbritën nga çatia, me litarë për ti çuar një telefon të ri Eljonit, 17 vjeç, i cili është duke bërë bet ejën me një sëmundje të rëndë në Itali. E gjithë skena u regjistrua në Pisa, ku i riu shqiptar është i shtruar në spital pre disa kohësh. Eljoni kishte kërkuar një telefon të ri celular për të mbajtur kontaktet me miqtë e tij që ndodhen në Shqipëri, nga e cila u largua për të pasur një trajtim më të mirë mjekësor.

Ai nuk po u besonte syve kur pa fasadën e konstruksionit me superheronjtë, që po zbrisnin nga çatia dhe mes tyre edhe Hulk, personazhi i tij i preferuar. “Kur Eljon mbërriti këtu ai nuk dinte asnjë fjalë në italisht dhe në një situatë jashtëzakonisht të rëndë klinike”, tonë përfaqësuesit e spitalit ku ai po kurohet.

“Ai provoi të ishte një djalë fantastik, i përgjegjshëm, i mirë, i ëmbël. Çfarë emocioni për ta parë atë kaq të lumtur”.

Kjo surprizë u bë e mundur nga organizata jofitimprurëse “Make a Wish” me stafin e EdiliziaAcrobatica.

“Ishte emocionuese të jesh Hulk për një ditë”, thotë superheroja Michele, “të zbresësh nga çatia për ta bërë ditën e Eljonit edhe më të veçantë dhe t’i japësh smartphone-in e ri “.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...