Përmbytjet/ Rama: Dëmet janë të vogla, me këtë intensitet as Parisi s’ka çfarë bën

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka shkuar në qytetin e Lezhës, ku ka parë edhe nga afër situatën në të cilën ndodhet vendi nga përmbytjet.

Ky i fundit bashkë me kryebashkiakun e Lezhës Pjerin Ndreu, kanë parë nga afër rrëshqitjet e dheut masiv të cilat janë shkaktuar nga rreshjet e shiut, duke rrezikuar disa banesa. Kryebashkiaku u shpreh se deri më tani 40 familje janë evakuuar dhe nëse shiu vijon do të duhet ndërhyrje urgjente,

por Edi Rama edhe pse ka parë situatën kritike në të cilën ndodhet vendi ka thënë se Lezha e ka mbajtur shumë mirë situatën dhe se as Gjermani apo Parisi me këtë intensitet nuk do kishin çfarë të bënin.

Pjesë nga biseda:

Pjerin Ndreu: Procesi është i rrezikshëm, nëse vazhdojnë reshjet, ka problematikë për banorët. Paraprakisht janë marrë të gjitha masat, kanë ardhur dhe ekspertë nga Tirana. Këtu kërkohet ndërhyrje urgjente, sepse situata mund të agravojë.

Rama: Kanë ndërtuar pa leje.

Ndreu: Të gjithë pa leje kanë ndërtuar këtu, sepse nuk lejohej. Por, në fakt, duhet me ndërhy. Kjo zonë nuk ka qenë e lejueshme për të ndërtuar. Nuk është hera e parë që ndodh kjo.

Rama: Përtej këtyre detajeve, Lezha e ka mbajtur shumë mirë situatën.

Ndreu: Lezha e ka mbajtur shumë mirë, përveç zonës së Zadrimës, që mban edhe zonat e tjera dhe ka marrë ngarkesë. Kemi bërë një punë të madhe, që nuk na ka çuar në katastrofë.

Kemi ndërhyrë me mbi 50 kamionë në argjinaturë, në dy pika shumë të rrezikshme, dhe e izoluam. Reshjet ranë pak, por prapë situata atje është problematike. Kemi evakuuar mbi 40 familje.

Rama: Po mos kishim bërë atë punën do ishin mijëra familje siç ndodhi në atë përmbytjen e 2010 që mbrëmë pash të gjitha të dhënat fola dhe pash që niveli i reshjeve është më i madh dhe dy herë më i madh se ai i 2010.

Në këtë aspekt është me rëndësi që kur vjen një intensitet i tillë, as një vend nuk ka çfarë i bën as Gjermania e as Parisi, por testi është sa shpejt tërhiqet uji.

Ndreu: Është bërë një punë shumë serioze që ka mbajtur ujin që nuk ka dalë nga Drini. Qyteti është mbajtur një të intensitet të mirë.

Rama: Këtu dikur ishte hata.

” O kür..”/ Familjarët e Kiarës reagojnë pas ofendimeve për të: Na vjen keq, por për këtë duhet të…

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër...

Bledi Mane e thumbon Kiarën keq: Ajo pa Luizin do ishte jashtë, si kamariere

Ish-banorët e “Big Brother VIP” komentuan në studio zënkën e Luizit me Kiarën. Bledi u shpreh se ajo ishte një “përpjekje në ajër” e...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Çfarë nënkuptojnë pikat e bardha në thonj: Sëmundjet dhe…

Ja cilat janë barnat që mund ta shkaktojnë problemin   Njollat...

E habitshme…/ Enkel Demi e thotë troç: Po më çajnë k…

Gazetari dhe shkrimtari i mirënjohur Enkel Demi, i ftuar...

Ilir Shaqiri flet për Luiz Ejllin: Ka qetësinë time dhe batutat e Donaldit dhe duhet ta f…

Ilir Shaqiri ishte i ftuar në emisionin “Më lër...