HEC-et drejt tej mbushjes, ngrihet alarmi në këtë zonë të vendit

Si pasojë e reshjeve të furishme dy prej hidrocentraleve të kaskadës së Drinit të jenë pranë kuotave maksimale duke detyruar KESH-in që nëse situata vijon e tillë të nisë shkarkimet në sasi edhe më të mëdha.

Sipas ABC, Fierza është në kuotën 280 metra dhe situata është e stabilizuar pasi mbetën edhe 16 metra deri në kuotën maksimale. Por, ndërkohë që Fierza nuk përbën problem, situata është mjaft shqetësuese në Koman dhe Vaun e Dejës, të cilët janë vetëm pak centimetra larg kuotës maksimale.

Kështu, Komani është në kuotën 174 metra e 42 centimetër, ndërsa kuota maksimale e këtij HEC-i është 176 metra. Nga ana tjetër, Vau i Dejës është aktualisht sipas KESH-it në kuotën 75 metër e 58 centimetër, ndërsa kuotën maksimale e ka 76 metra.

Nisur nga situata e krijuar në dy HEC-et e poshtëm të kaskadës së drinit, KESH ka filluar shkarkimet nga Vau i Dejes. Raportohet se shkarkimet totale nga HEC-i Vau i Dejës janë 500 m3/s nga portat e shkarkimit dhe 420m3/s nga prodhimi i turbinave, ose rreth 30% e prurjeve natyrore në lumin Drin.

“Sa i përket prodhimit ditor, aktualisht po gjenerohet energji me kapacitet të plotë në Hec Koman dhe Vau i Dejës, 17.000 MWh, duke përmbushur plotësisht kërkesën për furnizim nga OSHEE. Në Hec Fierzë aktualisht nuk po gjenerohet energji e po administrohet me qëllim akumulimin e prurjeve për rritjen e rezerves energjitike dhe lehtësimin e veprimeve operacionale për administrimin e prurjeve“, bën me dije KESH.

Situata në HEC-e:

kuota aktuale Kuota maksimale.

Fierza 280 metër e 26 cm 290 metër.

Komani 174 metër e 42 cm 176 metër.

Vau i Dejës 75 metër e 58 cm 76 metër.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...