E dhimbshe! Koronavirusi i merr jetën adoleshentes, e ëma: E hëngri atë…

Një vajzë adoleshente pa ndonjë problem shëndetësor themelor vdiq nga koronavirus vetëm disa ditë pasi u ankua për dhimbje koke.

Sarah Simental ndërroi jetë të dielën, disa ditë pasi u diagnostikua me Covid-19. Ajo kishte mbushur 18 vjeç në fillim të këtij muaji.

Nxënësja e shkollës së mesme, nga Tinley Park, afër Çikagos, SH.B.A., ishte e shëndetshme, por virusi “e hëngri atë”, duke i shkaktuar gjakderdhje në tru dhe përkeqësim të veshkave, sipas mamasë së saj.

Disa ditë para Krishtlindjes, Sarah filloi të kishte simptoma të buta të ngjashme me të ftohtin, por gjërat u përshkallëzuan shpejt dhe mamaja e saj e çoi atë për të bërë testin në 19 Dhjetor, i cili i doli pozitiv.

Gjatë tre ditëve të ardhshme vajza vazhdoi të përkeqësohej, me të vjella, ethe dhe dhimbje trupi, përpara se ajo shtrohej në Spitalin e Kryqit të Argjendit në 23 Dhjetor.

Më pas ajo u dërgua me avion në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Çikagos ku vdiq në Boxing Day, raporton Chicago Tribune.

“Hyri në arrest kardiak, i shkoi gjaku në tru, po i përkeqësoheshin veshkat, thjesht po e hante atë. Asnjë prind nuk duhet të shikojë kurrë fëmijën e tyre në këtë gjendje. Herën e fundit që po flisja me të në telefon më tha “do jem mirë mami”, u shpreh për mediat e huaja e ëma e adoleshentes Deborah.

Zyra e Kontrollit Mjekësor të Qarkut Cook ka raportuar se ajo vdiq nga dështimi akut i frymëmarrjes hipoksike për shkak të infeksionit të koronavirusit, me hemorragji cerebrale jo-traumatike si një faktor kontribues.

Prindërit e saj Deborah dhe Donald thanë se vajza e tyre kishte kaluar pjesën më të madhe të pandemisë në shtëpi me qenin e familjes, Bailey dhe nuk e dinë se si e kapi Covidi.

“Sarah është një shembull që mund t’u ndodhë njerëzve më të rinj dhe më të shëndetshëm”, tha Deborah. /tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...