Historia e rrallë e Jozefina Topallit, tregon si u befasua përfaqësuesi i BE-së në Ballkan kur i pa…

Kryetarja e partisë më të re ‘Lëvizja për ndryshim’, Jozefina Topalli në një rrëfim të rrallë për jetën e saj personale dhe profesionale ka treguar shumë gjëra, që pak i dinin.

Topalli tregoi një episod me përfaqësuesin aktual të BE në Ballkan për Punët e Jashtme dhe të Sigurisë. Ajo foli edhe se si dhe pse hyri në politikë, ndërkohë që kishte studiuar për matematikë dhe i ishte përkushtuar asaj.

Pjesë nga intervista:

Topalli: Isha kryetare kuvendi dhe shkova në Parlamentin Europian. Kryetar parlamenti ishte Joseph Borrell, dhe mbasi bëmë takimin, ai kishte lexuar CV-në time dhe më tha që jeni ndër të parët politikanë që keni studiuar matematikë. Unë u përfshiva në politikë si e pafajshme, me idealizëm të madh se ky vend do bëhet më mirë.

Gazetari: Pse jeni zhgënjyer?

Topalli: S’dua ta them zhgënjim, por është shumë vështirë. Një natë më mori në telefon një shoqe e imja që është e majtë që voton gjithmonë PS-në, por më pas më votonte mua. Dhe ajo më tha një ditë: Jozefinë, çfarë kemi ne shqiptarët që nuk bëhemi si Europa, si perëndimi?

Ne na mungon kultura e shtetit, nuk kemi histori demokracie apo parlamentarizmi shumë vjeçare. Ne po përpiqemi që të rikuperojmë shekuj të humbur gjatë historisë sonë.

Të rinjtë shqiptarë kur dalin jashtë kanë histori suksesi, ndërsa po të ishin këtu s’do kishin shansin, sepse mungon meritokracia. Por shqiptarët janë më të bukurit dhe më inteligjentët. Nuk është faji i tyre, është faji jonë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...