Ramën e pyesin sa pasuri ke bashkë me ato që ke fshehur, dhe kryeministri shprehet: Falë Lindës kam…

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjes së gazetarit Blendi Fevziu, se cila ishte pasuria e tij pas një karriere shumë të gjatë në politikë, me gazetarin që e ka ngacmuar duke i thënë të të tregojë edhe paratë e fshehura.

Por kryeministri u shpreh se nuk ka asnjë qindarkë në xhepin e tij që është marrë nga puna e të tjerëve, ndërsa shtoi se është shumë me fat që është burri i Linda Ramës, pasi edhe shtëpinë në Surrel e kanë falë saj.

“Do doja shumë të shkruaja dhe një ditë do shkruaj. Fatkeqësisht, shumica dërrmuese e njerëzve mendojnë se të merresh me politikë do të thotë të bësh lekë, të bësh jetë qejfi e të jetosh përtej mundësive të tua. Nuk kam asnjë lloj raporti të veçantë me paranë. Kam pasione që nuk janë të shtrenjta dhe që kam patur fatin të mos i ndrydh për shkak pamundësie.

Jam i dhënë pas artit, librave, shqipshkrimit dhe këto nuk ëkrkojnë asgjë përtej mundësive që kam. Jam rritur në një shtëpi ku është folur për pasurinë në një formë të caktuar që më ka ndikuar. Është folur për pasurinë e stërgjyshit tim, që e vuri në dispozicion të ndërtimit të shkollave shqipe.

Shtëpia ime nuk është vilë, është një nga shtëpitë që është ndërtuar pas viteve ’90. Në shtëpinë ku jetojmë ne, ngado të kthesh kokën janë vila 3-4 katëshe dhe s’ka asnjë politikan aty. Unë deri ditën kur jam bërë burri i Linda Ramës dhe kam shumë fat që jam burri i saj, kisha dëshirë të rrija në shtëpi me qera.

Linda kishte një tjetër ide, që shtëpia është një hapësirë ku zhvillohet historia e përditshme e një familje. Kishte një tokë që e kishte marrë që në vitin 2000 dhe është kontributi i saj për ta bërë atë shtëpi. Ajo i ka ndenjtur mbi kokë asaj shtëpie.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...