PAMJET/ Momenti kur shoqërohet me forcë ish-gjyqtari Malaj, përpiqet të mbahet fort pas makinës

Kanë dalë pamjet e momentit kur Policia ka shoqëruar ish-gjyqtarin Alaudin Malaj, pas një konflikti që ai ka pasur në zonën e Liqenit Artificial, me djalin e tij.

Malaj ka qenë bashkë me njërin nga djemtë tek Liqeni Artificial dhe në debat e sipër për një automjet, janë kapur edhe fizikisht, ndërkohë që ish-gjyqtari është në proces divorci me bashkëshorten e tij.

Më 22 gusht, bashkëshortja e ish-gjyqtarit Edlira Malaj ka kërkuar në gjykatë urdhër të menjëhershëm mbrojtje. Siç shihet dhe në videon e mëposhtme,

Malaj ka tentuar që të bëjë rezistencë gjatë shoqërimit, ndërsa nuk kuptohet qartë roli i një personi të tretë që ka qenë i pranishëm dhe po ashtu është shoqëruar nga Policia.

Alaudin Malaj, është gjyqtari që bëri publik vendimin e dënimit në Itali të Geron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Famir Xhafaj dhe më pas u shkarkua nga Vetingu, ndërsa e ka konsideruar këtë një hakmarrje ndaj tij.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...