Rama tregon raportin me Fatos Nanon nga kryeministria: Mund ta quaj të bukur, ai e njeh vetminë e kësaj zyre

Kryeministri Edi Rama ka treguar se si janë marrëdhëniet e tij me Fatos Nanon, ish-kryetarin e Partisë Socialiste.

 

Në një intervistë në ‘Opinion’ nga zyra kryeministrore, Rama thotë se ka një raport të bukur, ndonëse nuk komunikon shpesh me të.

 

“Raportin sot mund ta quaj të bukur. Komunikojmë jo intensivisht, hera -herës, por ajo që është pjesa e bukur e raportit është që ai ka qenë këtu, dhe ai e di edhe fizikisht se çfarë do të thotë presion i kësaj zyre. Dhe mbi të gjitha ai dhe besoj dhe të tjerët që kanë qenë këtu, e dinë se ç’është vetmia në këtë zyrë. Kjo zyrë ka shumë vetmi.

 

Njerëzit mendojnë se kur hipën në majë, je i rrethuar me një mori njerëzish. Në fakt, në majë je më vetëm se askush tjetër.

 

Sepse kur vjen koha e momenteve të vështira, je komplet vetëm. Për këtë arsye, eksperinca, ndjesia fizike e të jetuarit në këtë zyrë, sfidat, sfilitjet, përplasjet edhe ajo që kemi kaluar me njëri-tjetrin na e kanë bërë këtë raport shumë të bukur”, tha Rama

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...