Rama si rrallëherë flet për raportet me të atin dhe ndarja nga nëna e Gregut: Janë sajuar dosje të tëra

Kryeministri Edi Rama në një interviste në emisionin “Opinion” ka folur gjatë për raportet me të atin. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se ku qëndronte raporti mes tyre edhe për faktin se i ati ishte pjesë e sistemit, Rama tha se në fakt ai ishte njeri I përzgjedhur nga sistemi, por zyrë kishte vetëm atelienë.

 

Ndërkohë, Kryeministri vuri në dyshim firmën e të atin në dë ni m in me vd ek je të poetit kuksian Havzi Nela, ndërsa shtoi se kjo tezë u ngrit nga të njëjtët njerëz që sajuan një dosje të tërë, për historinë e tij të divorcit.

 

Pjesa nga intervista Rama: Im atë ishte komunist, ishte artist, skulptor. Si i tillë im atë ishte njeriu që krijonte dhe punonte në funksionon të atij sistemi, besonte tek ai sistem deri vonë. Nuk di ta them deri sa vonë por mendoj që deri në fund të viteve ‘70, ‘80. Pastaj besonte më pak, por ai ishte njeri goxha i përmbajtur, njeri i heshtur dhe si pjesë e pushtetit ai nuk kishte asnjë lidhje me pushtetin.

 

Siç nuk kishin asnjë lidhje me pushtetin të gjithë ata që përzgjidheshin në Kuvendin Popullor për të ngritur dorën në ato sesionet parlamentare që mbaheshin 1 apo 2 herë në vit. Si i tillë ai ishte pjesë e dekorit të madh, por nga pikëpamja e jetës së tij, ai zyrë kishte vetm atelienë.

 

Fevziu: Ndërkohë ju i keni dalë në mbrojtje në rastin e Havzi Nelës, ku ai ka qenë një nga ata që ka firmosur dë ni m in me vd e k je të Havzi Nelës. Rama: Jo në fakt unë nuk i kam dalë në mbrojtje dhe as nuk kam bërë të kundërtën për rastin. Rastin e kam parë. Është një rast shumë i trishtuar në vetvete. Historia e tij është komplekse, por nuk jam prononcuar lidhur me këtë sepse më mungojnë 2 elementë.

 

E para më mungon fjala e tim eti. Rasti ka dalë shumë vite pasi ai ishte ndarë nga jeta dhe ka dalë në funksion të lu ftë s politike me mua, nuk ka dalë po themi si dalje në dritë e fakteve në të shkuarën. Më mungon fjala e tij dhe e dyta më mungon bindja për atë firmë. E kam parë dokumentin. Nuk jam ekspert, por firmën e tij e kam në disa nga librat, se ai i shënonte dhe nuk jam i bindur as për firmën e tij dhe më mungon dhe fjala e tij.

 

Aq më pak pastaj jam i prirur të jem i nxituar në këtë aspekt, kur mendoj që ata që e nxorën dhe e kthyen në avaz në publik janë të njëjtët njerëz që për mua fabrikuan një dosje të tërë gjyqi të ndarjes me nënën e Gregut, ku u arrit deri në mos tr uo zite tin që të shkruhej që unë në gjyq paskësha a kuz uar nënën e djalit tim se djali im ishte djali i babait tim. Është një dosje e fabrikuar 100% sikundër pastaj edhe është provuar 100%, për shkak se materialet e gjyqit janë aty dhe gjyqi ka qenë vetëm një seancë pajtimi dhe pas asaj seance pajtimi, kanë shkuar avokatët dhe nuk ka patur asnjë problem.

 

Fevziu: Çfarë raporti keni patur me babain? Ju më keni folur vetëm për momentin e fundit kur erdhët në varrimin e tij. Rama: Babai ka qenë një dhuratë e Zotit për mua në sensin, që ai nuk është përpjekur asnjëherë të më imponohet mua. Nuk mbaj mend të ketë ngritur dorën ndaj meje, apo dhe më pas kur unë fillova t’i jepja gojës, ai të imponohej ose të kërkonte që unë të mbyllja gojën.

 

E vetmja gjë, që në rastet kur kishim debat ose mosdakrodësi, unë kam qenë fëmijë goxha rrebel në aspektin e debatit, ishte që në fund thoshte: Dakord, po unë me timen ti me tënden, me këtë mendje që ke mund të përfundosh edhe në burg, por puna jote. Ka qenë shumë liberal në raport me mua. Më ka dhënë mundësinë që unë të jem unë. Në aspektin artistik nuk ishim në një vijë, por në atë pikë im atë ishte shumë përpara meje, në aspektin e tolerancës apo mirëkuptimit./Opinion.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...